Dikur e deshën për Milanin e tyre, por nuk arritën ta merrnin. Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani e këshilluan këshillin e ri drejtues për të sjellë në “San Siro” pikërisht Mauricio Sarrin, por mendimi i tyre nuk u mor parasysh, ndërsa trajneri e kishte marrë vendimin e tij. Sot, napolitani është teknik i Juventusit, dhe dy legjenda të Milanit, si trajneri i “futbollit total” Arrigo Saki, dhe ish-presidenti “total” Sivlio Berluskoni, komentojnë ngjarjen e fundit.
“Juventusi ka marrë një vendim revolucionar duke pajtuar Sarrin, – thotë Saki, – është një trajner i madh që pëlqen futbollin e bukur, atë që vlerësojnë tifozët. Sarri është në një nivel me Guardiolën dhe Klopin”. Po Berluskoni? “Habitem shumë sesi u largua Alegri pas aq shumë titujve që fitoi, – u shpreh ish-pronari milanist, – kjo është një gjë që rrallë duhet të ketë ndodhur në futboll. Nuk e njoh mirë zotin Sarri që të them nëse Juvja bëri mirë apo keq, por futbolli i bukur dihet që më pëlqen”.
Sfidanti.al