Futbolli asnjëherë nuk ka qenë sporti nr.1 në SHBA, por, sidoqoftë, tani ai po tërheq gjithnjë e më shumë tifozë anekënd vendit. Këtë e konfirmon edhe një lajm i fundit se klubi Ostin FC që krahas Interit të Majamit të Devid Bekamit do të luajë sezonin e ardhshëm në kampionatin kryesor amerikan, MLS, arriti të shesë 30 000 bileta sezonale brenda vetëm një dite.
Në fakt, stadiumi i këtij qyteti të Teksasit ka një kapacitet prej pak më shumë se 20 000 vendesh, por, sidoqoftë, ata që kanë blerë bileta sezonale, do të kenë prioritet.
Sfidanti.al