Bajerni i Mynihut do ta rikonstruktojë ekipin e vet para fillimit të sezonit të ardhshëm të Bundesligës, ndërkohë që kryesia e tij po punon bashkë me trajnerin Niko Kovaç për të krijuar një ekip të ri.
Gazeta e njohur gjermane “Bild” publikon lajmin se te dera e daljes së klubit bavarez ndodhet Mats Humels dhe se klubi i tij i ardhshëm do të jetë Borusia e Dortmundit, nga ku ai edhe erdhi pikërisht te Bajerni.
Kovaçi ka dhënë “dritën e gjelbër” për transferimin e Humelsit, ndërkohë që pritet që Bajerni të fitojë 15 milionë euro nga shtitja e këtij mbrojtësi me përvojë. Sigurisht që në rast se Humelsi do të shitet te Borusia, ai do të jetë i detyruar që të marrë një pagë më të ulët sesa te Bajerni, ku ai merr 12 milionë euro në vit.