Sari nuk kërkon lëmoshë nga padroni ndëshkues …Abramoviç

Mauricio Sari nuk ka se përse të habitet, nëse gjatë ditëve të ardhshme atij do t’i kërkohet takim me kryesinë e klubit të Çelsit mbas humbjes poshtëruese 6-0 ndaj Mançester Sitit që i çoi “blutë” e Londrës në vendin e gjashtë të Premier Ligës. Pyetjes së një gazetari mbas ndeshjes së lartpërmendur, nëse ekziston mundësia e shkarkimit të tij, duke pasur parasysh se pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, i ka shkarkuar trajnerët për dështime edhe më të vogla, Sari u përgjigj:
“Mendoj se po, sepse unë mbaj përgjegjësi për ekipin. Sidoqoftë, le të presim që të shohim se çfarë do të ndodhë. Sigurisht që diçka do të duhet të ndodhë, mendoj se ndonjë takim me kryesinë e klubit do të zhvillohet”.
Sfidanti.al