Ka edhe më keq se 6 golat që pësoi Çelsi, Benfika shpon thellë.. 10-0!

Në qendër të vëmendjes së opinionit publik futbollistik ishte fitorja bindëse 6-0 e Mançester Sitit ndaj Çelsit në Premier Ligë, por nga Portugalia erdhi një lajm për një fitore edhe më të thellë, madje 10-0, rezultat me të cilin Benfika e Lisbonës mundi Nasionalin në ligën e parë portugeze.
Fitorja, në fakt, u paralajmërua që në pjesën e parë, kur rezultati arriti në 3-0, por askush nuk mendonte se Benfika do të shënonte edhe shtatë gola të tjerë. Golat në këtë ndeshje me rezultat historik i shënuan Seferoviç (2), Zhonas (2), Grimaldo, Zhoao Feliks, Pici, Fero, Diaz dhe Silva.
Sfidanti.al