Sampdoria kërkontë përforcohet me një kosto të ulët. Ky është objektivi i Pietro Accardi, i cili e di se duhet t’i japë Andrea Pirlos një ekip të denjë për t’u promovuar, por gjithmonë duke marrë parasysh kufizimet e vendosura nga Federata në treg pas miratimit të planit të ristrukturimit tetorin e kaluar. Kreu i ri i fushës teknike e di se ai duhet të lëvizë me parametra zero dhe mund të shfrytëzojë lidhjen me Federico Pastorellon, një agjent shumë i fuqishëm që ka në duart e tij disa lojtarë të cilëve u ka skaduar kontrata me ekipet përkatëse. Janë dy emra të identifikuar. Njëri është 32-vjeçari Federico Ceccherini, i freskët nga 31 ndeshje me Fatih Karagumruk. Ai e njeh shumë mirë kampionatin italian, pasi ka luajtur me fanellat e Veronës, Fiorentinës, Krotones dhe Livornos. Dhe më pas është Etrit Berisha, që vjen nga eksperienca me skuadrën e Empolit dhe që ka përvojë mes Lacios, Torinos dhe Atalantës.
sfidanti.al