Armando Broja “i shkel” syrin Milanit

E ardhmja e Armando Brojës nuk është vendosur ende. Me kalimin e ditëve mediume të ndryshme sjellin versione të reja sa i përket skuadrës së ardhshme të sulmuesit shqiptar. Kështu mëngjesin e sotëm “Daily Express” tregon për një rikthim të pistës kuqezi. Edhe pse Milani në ditët e fundit ka “ftohur” interesin për sulmuesin, tabloidi bën publik një fakt interesant. Mësohet se Broja i ka kërkuar formalisht Çelsit që të konsiderojë ofertat ndërsa Milano është një destinacion i dëshiruar si për lojtarin edhe familjen e tij. Pak ditë më parë “Sky Deutschland” bëri me dije se për Brojën po mendon edhe Shtutgarti. Skuadra surprizë e vitit të kaluar në Bundesligë ka nisur nga puna për zëvendësuar Xhurasin, i cili pritet të transferohet në Dortmund.

sfidanti.al