Franca nuk shkëlqeu në Euro 2024, të paktën deri tani, dhe e përfundoi grupin në vendin e dytë, pavarësisht një ekipi të mbushur me yje, me Mbappé në rreshtin e parë. Didier Deschamps po kalon një moment të vështirë atje në stol. Dhoma e zhveshjes nuk duket më e bindur për udhëheqjen e tij. Gazeta L’Équipe siguron se lojtarët janë të shqetësuar. Atyre nuk u pëlqyen disa qëndrime, disa zgjedhje teknike dhe për më tepër janë ankuar për seancat stërvitore, të cilat u zhvilluan pa variacione taktike dhe me një intensitet më se të diskutueshëm. Camavinga, pas barazimit ndaj Polonisë, u qortua nga Deschamps disa herë gjatë ndeshjes. Kjo krijoi njëfarë tensioni mes dy palëve. Për më tepër, Griezmann, i zëvendësuar për herë të parë në tetë vjet për shkak të një vendimi teknik, mori një tjetër “qortim” nga trajneri i Francës, i cili aktualisht është në sy të dy lojtarëve dhe shtypit për fillimin e Euro 2024, një turne i nisur me frena dore. Deschamps do të ketë një mundësi të artë të hënën, kundër Belgjikës, në orën 18:00 në Düsseldorf, për të korrigjuar, për të rikthyer Francën në garë për podium dhe për të bërë paqe me dhomën e zhveshjes.
sfidanti.al