Sa herë betohet Luka Modriç , në Milano e shohin në ëndërr

“Ðora e djathtë” e Paolo Maldinit, Zvonimir Boban, u përpoq shumë që ta sillte bashkatdhetarin e tij, Luka Modriç, te Milani, por tani duket se ai “i vuri kapak” kësaj çështjeje, sepse, sikurse duket, mesfushori kroat nuk ka ndërmend që të lëvizë nga “Santiago Bernabeu”.

Bobani tha se të gjithë në Milano duan që Modriçi të vijë në “San Siro”, por është vetë ky lojtar që nuk do që të largohet nga Madridi, kështu që ai edhe sezonin e ardhshëm do të luajë me Realin.

Sidoqoftë, pavarësisht nga deklarata e Bobanit, media italiane vë në dukje se gjithçka është e mundur, se transferimi eventual i Modriçit te Milani nuk është ndonjë “impossible mission” (mision i pamundur).

Sezoni i transferimeve në Spanjë zgjat deri më 2 shtator, kështu që kohë ka akoma, ndërkohë që spekulohet se Reali mund t’i japë PSZH-së 120 milionë euro dhe Modriçin, që t’i marrë Nejmarin klubit francez.

Sfidanti.al