Juventus, Dibala është një rebus, por nuk do shkojë kurrë te Interi

Për Paulo Dibalën ranë përfundimisht opsionet e kalimit të tij në Premier League te Mancester Junajtid apo Totenhemi, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë në dyshim dhe për juventusin po fillon të bëhet një problem. Argjentinasi gjithnjë ka deklaruar se dëshiron që të qëndrojë te Zonja e Vjetër dhe është në pritje të takimit me trajnerin Mauricio Sarri.

Por kjo nuk e pengon Juventusin ta mbajë atë ende në merkaton e transferimeve dhe ta shesë atë në momentin që vjen oferta e duhur, kjo edhe për shkak të raporteve të thyera mes klubit dhe futbollistit. Problemi për torinezët qëndron në faktin se opsionet për të zgjedhur desgtinacionin e tri të Dibalës nuk janë të shumta. Hipoteza kryesore mbetet Paris Sën Zhermeni, por te parizienërt kjo lëvizje varet nga Nejmar. Nëse braziliani e lë kryeqytetin francez për t’u kthyer në Spanjë, atëherë Leonardi do të hidhej në sulm për Dibalën

Një tjetër destinacion i mundshëm për argjentinasin është Bajerni i Mynihut, që pasi pa të sfumohej ardhja e Sane për shkak dëmtimi, po studion emra të tjerë për të sjellë në skuadër ku përfshihen edhe ata të Perishic e pikërisht Dibalës

Po Interi? Sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’, një transferim i Dibalës te zikaltrit është thuajse i pamundur, pasi presidenti Anjeli vendosio dikatin e tij në lidhje me këtë cështje sepse nuk dëshiron përforcimin e skuadrës që i rrëmbeu Romelu Lukakun. Juventus vijon të monitorojë situatën e Ikardit, por në këtë moment një shkëmbim mes 2 argjentinasve duket se është thuajse një mision i pamundur. Për të sjellë Ikardin në Torino, Juventus duhet t’i paguajë Interit 75-80 milionë Euro por opër të bërë këtë më parë Zonja e Vjetër duhet të shesë dhe Dibala mund të largohet vetëm në drejtim të klubeve jashtë Italisë.

sfidanti.al