“Rrëmujaxhiun” Man. Junajtid e gënjen mendja për Simone Inzagin!

Vërtet ka qenë dhe mbetet një klub i madh, ende rekordmen i titujve në Angli, dhe një nga skuadrat me më shumë tifozë në të gjithë botën, nga SHBA, në Kinë e në Azinë Juglindore. Gjithsesi, kohët e Sër Aleks Fergusonit kanë ikur prej 9 vitesh dhe dëshira e madhe e Mançester Junajtidit për të marrë Simone Inzagin duken si një “flakë kashte”. Pavarësisht se në “Old Traford” mund t’i japin rrogë shumë më të madhe sesa në “San Siro”, pavarësisht nga shpenzimet e mëdha për ekipin, sërish Inzagi tek Interi ka në dorë diçka që nuk e ka në Angli, një projekt fitues që premton të sjellë titullin e dytë radhazi dhe të hapë një cikël i madh. Vështirë se Inzagi do të bënte gabimin të largohej tani nga Interi për të provuar një të papritur me Junajtidin. Këmbëngulja e anglezëve duket sipas vetëbesimit të tyre, që në të vërtetë i ka kaluar koha, a thua se çfarëdo që të kërkojnë, do ta arrijnë.

Sfidanti.al