Nuk dihet nëse trajneri Marko Roze vërtet ka mundur tashmë “ta kurdisë” “makinerinë” e tij të rëndë. Borusia e Dortmundit duhet të besojë se arriti një fitore të denjë për një ekip titulli në ndeshjen e fundit të Bundesligës. U mund 5-1 Frajburgu, një nga skuadrat më të forta të sezonit në atë që u cilësua si sfida kryesore e javës. Frajburgu ishte në vend të katërt në nisje të javës (dhe është ende aty), ndërsa kishte pësuar vetëm 18 gola në 18 ndeshje, por pësoi 5 në “Signal Iduna Park”. Dy gola nga ishin Tomas Mënuer, dy nga Erling Haland dhe një ishte nga Mahmud Dahud. Edhe pse miqtë vrapuan shumë, cilësia e lojës dhe e futbollistëve verdhezinj bëri diferencën me 20-5, gjuajtjet drejt portës, me 66 për qind mbajtje topi, dhe me dyfishin e pasimeve. Vetëm 750 tifozë ishin në stadium, por ata nuk reshtën së përkrahuri ekipin e tyre, ndërsa Halandi shënoi golin e 2 000-të në shtëpi për Dortmundin në historinë e kampionatit gjerman. Borusia ka tani 43 pikë, vetëm 3 pikë më pak se Bajerni që luan në Këln, edhe pse diferenca në golaverazh është tepër e madhe, +19 në favor të bavarezëve. “Ne jemi kandidatë për titull”, – tha trajneri Roze.
Sfidanti.al