Memfis dhe spektakolari Xha Morant mrekullojnë NBA-në!

As nuk ka pikë dyshimi se skuadra e momentit në NBA është Memfis Grizlies, me yllin e saj spektakolar në stilin e lojës, Xha Morant. Kundër Minesotës kanë arritur fitoren e 11 radhazi , kurse humbja e fundit e tyre nuk duket më në horizont..Dhe falë kësaj fushate fitoresh, sytë e gjithë admiruesve të basketbollit amerikan janë përqëndruar tek Morant, autor i paraqitjeve spektakolare dhe shumë përcaktuese.

Edhe në votimet që bëhen për ekipin e yjeve “All Star Game” ka fituar një valangë votash si lojtari më mirë i sezonit (playmaker) duke kapërcyer edhe talentin slloven Luka Donçiç. Vetëm Stef Kërri, është më i votuar nga të gjithë, gati me 2 milion e gjysmë vota…

Sfidanti.al