Në Itali thonë se Dibala është i përsosur për lojën e Inzagit!

Nëse për Lorenco Insinjen kishte dyshime nëse do të përshtatej me skemat e Interit, duket se nuk ka hamendësime të tilla për “La Zhojën”. Sipas mediave italiane, që flasin me specialistë, Paulo Dibala mund të quhet i duhuri për mënyrën sesi e mendon futbollin trajneri Simone Inzagi. “Dibala do të përshtatej në përsosmëri në mekanizmat zikaltër, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – sepse është mësuar të lëvizë në një pozicion më pak të përcaktuar, dhe sepse arsyeton si numër 10 në çdo moment dhe në çdo vend të fushës ku të jetë, pra për asistët, për kombinimin me sulmuesit për të shkuar drejt portës. Për më tepër, ekipet e Inzagit kanë luajtur vazhdimisht me një numër 9 të qartë”. Natyrisht, Dibala do të ishte një luks për Interin që ka Lautaro Martinezin, Xhekon, Korrean, Aleksis Sançezin, por për një ekip që kërkon të hapë cikël dhe të synojë Championsin, duket një domosdoshmëri.

Sfidanti.al