Ronaldo: Trofetë nuk mund të vidhen, sepse kemi sistem alarmi!

Kristiano Ronaldo nuk mund të pajtohet me faktin se çmimi i FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë iu dha ish-bashkëlojtarit të tij te Reali i Madridit Luka Modriç. Ronaldo, në fakt, është mësuar që t’i fitojë çmimet individuale, por kohët e fundit atij i kanë ikur nga duart disa çmime, duke ngjallur tek ai një pakënaqësi të madhe, sepse ai mendon se atij po ia mohojnë padrejtësisht këta çmime.
Mbas ceremonië së dhënies së çmimit të lojtarit më të mirë për vitin 2018 nga ana e FIFA-s futbollistit kroat të lartpërmendur, Ronaldo u prononcua në profilin e tij në Instragam, duke shkruar: “Këta trofe nuk mund të vidhen, sepse ne kemi sistem alarmi!”.
Futbollisti i Juventusit zotëron pesë çmime për lojtarin më të mirë në botë, herën e fundit vitin e kaluar. Në karrierën e tij, Ronaldo ka fituar mbi 20 çmime individuale. Me Junajtidin ai ka fituar tre herë Premier Ligën, një herë FA Kupën dhe Ligën e Kampioneve, si edhe kampionatin botëror të klubeve. Me Realin e Madridit ai ka fituar dy tituj të kampionatit spanjoll dhe Kupën e Mbretit, katër herë Ligën e Kampioneve dhe tre herë kampionatin botëror të klubeve.
Ronaldo që tani luan me Juventusin, nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s që u zhvillua të hënën në Londër, pasi ai e dinte se çmimi i lojtarit më të mirë nuk do t’i jepej atij.
Sfidanti.al