Çfarë radhe për “perlën” e re të Ajaksit .. mjaft e gjatë!

Frenki De Jong po luan shkëlqyeshëm me bluzën e Ajaksit të Amsterdamit dhe, kështu, performancat e tij të nivelit të lartë kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdhenj të Evropës që me siguri që do të përpiqen të sigurojnë shërbimet e tij gjatë sezsonit dimëror të transferimeve. Por, sipas gazetës holandeze “De Telegrad”, dy klube janë interesuar më shumë për “perlën” e re të Ajaksit dhe ata janë Mançester Junajtid dhe Reali i Madridit.
Te Reali De Jongun e konsiderojnë si zëvendësim të denjë për futbollistin më të mirë të botës, Luka Modriç, dhe madje thuhet se klubi “mbretëror” është gati të ofrojë 80 milionë euro, kurse te Mançester Junajtidi De Jongun e shohin si një zëvendësues të përshtatshëm të Pol Pogbas që nuk i ka aspak mirë punët te Junajtidi.
Sidoqoftë, për De Jongun kanë treguar interesim PSZH-ja, Mançester Siti, Bajerni i Mynihut, Totenhemi, Barcelona… De Jongu është vetëm 21 vjeç, ndërkohë që për herë të parë me ekipin e parë të Ajaksit ai ka luajtur që në vitin 2016.
Sfidanti.al