Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, bëri kritika në adresë të Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit se ata “diskreditojnë” futbollin, duke mos marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s për lojtarët dhe trajnerët më të mirë të vitit, si ajo që u zhvillua të hënën e fundit në Londër.
“Me qëndrimin e tyre ata diskreditojnë futbollin, por ndoshta ata nuk e kuptojnë këtë gjë”, deklaroi një përfaqësues i UEFA-s.
Ronaldo dhe Mesi nuk morën pjesë në ceremoninë solemne të FIFA-s, gjatë së cilës Luka Modriç u shpall futbollisti më i mirë i botës për vitin 2018.
Ronaldo nuk mori pjesë as në ceremoninë që u zhvullua më 30 korrik në Monako, ku Modriçi u shpall si futbollisti më i mirë i vitit në Evropë sipas UEFA-s. Ronaldo nuk erdhi në Londër me pretekstin se nuk kishte kohë, për shkak të anazhimeve me Juventusin, kurse Mesi si shkak për mosardhjen e tij paraqiti arsye familjare.
Sfidanti.al