Xhanluixhi Bufon shfaqet shume kritik per nivelin e futbollit italian. Ne nje interviste per te perditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’, portieri i Paris Sen Zhermenit dhe idhulli i juventineve e tha qarte se niveli i skuadres perfaqesuese italiane nuk eshte i larte dhe se vetem 1 lojtar ka talent ne kete skuader.
‘Italia ka vetem nje lojtar te taletuar dhe ky eshte Verrati-tha Bufon-eshte nje lojtar i jashtezakonshem me cilesi te nje niveli mbi mesataren dhe luan shume mire me topin. Eshte nje gjeni te cilin jo te gjithe e kuptojne ndonjehere’.
Bufob foli edhe per mundesine e rikthimit te tij ne kombetare dhe ne kete pike ishte shume i qarte.
‘Ne bisedimet qe kam bere me Mancinin isha shume i qarte-vijoi Buffon-jam 40 vjec dhe nuk dua te grumbullohem vetem sepse shpreh deshiren per te qene ne kombetare. Jam mire ne shtepi me familjen time duke fituar kohen e humbur nga grumbullimet me kombetaren’.
Xhanluixhi Bufon ka luajtue 175 ndeshje me perfaqesuesen italiane me te cilen ka luajtur ne 5 boterore dhe 4 evropiane duke triumfuar ne Kupen e Botes te vitit 2006 ne Gjermani.
Sfidanti.al