“Ronaldo s’do të jetë kapiten”, ky është vendimi i trajnerit Rangnik!

Shiritin tek Mançester Junajtidi do të vazhdojë ta mbajë Harri Megajeri. U përfol shumë për një mundësi ndryshimi të udhëheqjes tek “djajtë e kuq”, por trajneri Ralf Rangnik i dha fund debatit të paktën deri në fund të sezonit (aq sa pritet që ai të jetë në detyrë). Mediat britanike kanë bërë komente se ka pasur një “betejë për pushtetin” në “Old Traford”, dhe se ka pasur bisedime mes trajnerit dhe Megajerit për këtë gjë, por që të dy e hodhën poshtë. Megajer thuhet se ishte kundër t’ia jepte shiritin Ronaldon me frikën se mund ta humbiste për fare. “Kjo është diçka pa kuptim, – tha gjermani, – unë nuk kam folur me asnjë lojtar për ndryshimin e kapitenit. Këtë e di Harri, e di Kristiano, dhe të tjerët. Kapitenin e vendos unë, dhe Harri do të jetë deri në fund të sezonit”.

Sfidanti.al