Ronaldo me lot trajnerit të Valencias: Me të vërtetë nuk bëra asgjë!

Juventusi e tregoi edhe një herë tjetër klasin e tij, pasi edhe me 10 lojtarë arriti që ta mposhtë (0-2) në fushën e vështirë të “Mestaljes” ekipin vendas të Valnecias, por, veç dy penalltive që shënoi Miralem Pjaniçi, kjo ndeshje e Ligës së Kampioneve do të mbahet mend, për shkak të kartonit të kuq që mori Kreistiano Ronaldo.

Feliks Brih, me rekomandimin e asistentit të tij, vendosi që të përjashtoi nga loja futbollistin portugez, një vendim që e la me gojë hapur Ronaldon, duke shkaktuar një dramë të vërtetë në fushë që u shoqërua me lot në sy dhe gjestet ngulmuese të Ronaldos që kërkonte shpjegimet nga gjyqtari i ndeshjes. Kristiano, më të vërtetë, shumë i shqetësuar dhe zemërthyer u detyrua të largohet nga fusha dhe rrugës për në dhomën e zhveshjes atë e ngushëlloi edhe trajneri i ekipit kundërshtar të Valencias, Marselino Garsia, që më pas tregoi se çfarë i kishte thënë atij Ronaldo që i kishte sytë të mbushur me lot:

“Unë vetë, sinqerisht, nuk e pashë incidentin e Ronaldos me Muriljon, por mund t’ju them se ai ishte shumë i prekur dhe, kur u ndodh pranë meje, ai më lot në sy më tha se nuk kishte bërë asgjë të keqe. Ishte një situatë e pazakontë dhe jo e këndshme për t’u parë”, tha Marselino.
Sfidanti.al