Fitorja ne Mestaja ndaj Valencias pati nje kosto jo te vogel per Juventusin. Trajneri i bardhezinjve dhe stafi i tij teknik jane ne ankth per gjendjen e 2 futbollisteve; Sami Kedira dhe Daglas Kosta te cilet mbremjen e se merkures shfaqen probleme fizike duke e lene parakohe fushen e lojes.
Mesfushori gjerman u zevendesua ne minuten e 23 pas nje problemi muskular dhe me shume mundesi nuk do te jete ne ndeshjen me Frozinonen ne kampionat. Ndersa braziliani qendroi ne fushen e lojes vetem 22 minuta per shkak te nje demtimi ne kavilje qe u shoqerua edhe nga nje tjeter ne muskujt e kofshes se djathte.
Per brazilianin ky eshte nje moment vertet negativ duke pare edhe denimin prej 4 ndeshjesh ne Serine A per ate cfare ndodhi me sulmuesin Di Françesko te Sassuolos. Juventus shpreson qe per Ligen e Kampionevete kete Daglas Kosten ne dispozicion per ndeshjen e 2 tetorit ndaj Jang Bojs.