Ançeloti s’i fal: Lojtarët e Zvezdës ? Profesionistë të “vjedhjes së kohës”!

Ndeshja e parë e Ligës së Kampioneve i solli Crvena Zvezdës së Beogradit një rezultat, mund të thuhet, pozitiv, duke qenë se ajo e përballoi me shumë vështirësi Napolin, me të cilin barazoi 0-0 në stadiumin e vet, “Rajko Mitiç” ose, sikurse e quajnë atë vendasit “Marakana”, duke siguruar kështu një pikë që për Zvezdën mund të konsiderohet e madhe në Grupin C të kësaj Lige.
Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, shprehu pakënaqësinë e tij të madhe ndaj lojës së lojtarëve vendas në fund të ndeshjes që, sipas tij, nuk është ndonjë risi, kur bëhët fjalë për Crvena Zvedzdën.
“Në 15 minutat e fundit pothujase nuk u luajt fare. Unë e kam parë Zvezdën se edhe më parë ajo të njëjtën gjë ka bërë. Mund them se ata janë profesionistë të vërtetë, kur është fjala për të vjedhur kohën dhe gjyqtari, sa herë që ata e bënin këtë me marifitet, e ‘hante’! Sidoqoftë, ky nuk ishtë problemi kryesor, ishte faji ynë që ne nuk shënuam që më parë”, vuri në dukje Ançeloti.
Sifoqoftë, “pika e madhe” që fitoi Zvezda, i solli arkës së saj plot 900 000 euro, aq sa është shpërblimi i UEFA-s për çdo barazim në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Sfidanti.al