“Ronaldo mban të bashkuar Junajtidin rreth trajnerit Solskjer”

Është folur shumë për ndikimin e CR7-ës në skuadrën e sotme të “djajve të kuq” dhe se ai dëmton ekuilibrin taktik të ekipit. Gjithsesi, ashtu si tek Portugalia, askush nuk mund të nënvleftësojë rolin e Kristiano Ronaldos në unitetin e Mançester Junajtidit, të cilin e theksojnë edhe tabloidët britanikë që shpesh e kanë portugezin “viktimën e preferuar”. Lajmet nga brenda ekipit janë që Ronaldo i ka bërë thirrje të fortë shokëve që të qendrojnë të bashkuar, të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të luajnë për trajnerin e tyre, Ole Gunar Solskjer. Norvegjezi është në pozita të vështira dhe kritikohet se nuk është i nivelit të Klopit apo Guardiolës, ndërsa drejtuesit e klubit i kanë dhënë edhe disa ndeshje afat për të përmirësuar situatën.

Sfidanti.al