Dortmundi kërkon 120 milionë euro për Xhud Belinghamin

Kjo është “vula” e fundit e vendosur nga klubi gjerman, për të cilin është lajmëruar se do të kërkojë edhe vëllanë e yllit të Anglisë. Xhud Belingham mund të jetë vetëm 18 vjeç, por kartoni i tij ka kërcyer “në qiell”. Borusia e Dortmundit ka vënë “tabelën e çmimit” 120 milionë euro për lojtarin ofensiv që e mori vjet më parë nga Birmingami për rreth 30 milionë euro. Liverpuli i Jurgen Klopit thuhet se e ka Belinghamin si objektivin kryesor, por nuk dihet nëse trajneri gjerman do të jetë dakord të hyjë në një garë të tillë, pavarësisht potencialit të lojtarit. Gjithsesi, 18-vjeçari do të ketë shumë admirues dhe e sigurt është që Dortmundi do të fitojë shumë, në mos 120 milionë, të paktën 100 milionë euro nga kartoni i tij.

Sfidanti.al