Ronaldo, cfare rendimenti; Reali do ta shperbleje me rritjen e pagës

Reali i Madridit dhe Kristiano Ronaldo i kanë hedhur pas krahëbe problemet e pjesës së parë të sezonit. Sulmuesin portugez është rikthyer të jetë vrasësi i zakonshëm përpara portave kundërshtare duke shfaqur një rendiment për t’u pasur zili. Në këtë situatë të re, drejtuesit e Realit të Madridit kanë vendosur që t’i rrisin pagën sulmuesit 33 vjeçar, që do të thotë mbajtje e premtimit nga ana e Florentino Perez që u bë pas finales së Kardifit në Ligën e Kampioneve

Sipas të përditshmes spanjolle AS që është shumë pranë klubit merenges, paga e Kristiano Ronaldos do të rritet nga 21 milionë në 30 milionë Euro në sezon, shifër që mund të rritet edhe me 2 milionë të tjera si shpërblim nëse arrihen objektivat. Kjo pagë e re e afron Ronaldon akoma më shumë me Nejmarin që përfiton nga kontrata me Paris Sën Zhermenin 35 milionë Euro, ndërsa Mesi mbetet ende i paarritshëm pasi paga e tij me Barcelonën është 45 milionë Euro në sezon.

sfidanti.al