Gatuzo: Pogba tek Milani? Më pëlqejnë dhe CR7 e Mesi!

U duk sikur po u thoshte gazetarëve “a jeni në vete”. Kjo, pasi Xhenaro Gatuzos iu bë një pyetje që atij iu duk pa kuptim, “a të pëlqen të kesh në skuadër Pol Pogbanë?” Trajneri i Milanit u tregua i sinqertë në përgjigjen e tij. “Po të jetë për mua, Pogbanë e marr duke shkuar në këmbë deri në Mançester, por nuk është e mundur”, – tha ai. E drejtë, pasi Milani i sotëm nuk është ai i viteve të arta të Berluskonit kur vinin Van Basten, Gulit, Rajkard, pastaj Saviçeviç, Boban e Papen, apo kur shpenzoheshin miliarda lireta për Lentinin.

“Mua më pëlqejnë të gjithë lojtarët e mëdhenj, Mesi apo Ronaldo, por dua të merrem me gjëra konkrete, ato që mund t’i bëjmë, – ishte sqarimi i trajnerit, – dhe po ashtu, flas për konceptet si skuadër jo për lojtarë të veçantë”. Gatuzo është i shqetësuar lidhur me vendimin e UEFA-s për balancet e Milanit, ndaj edhe përforcimet (pritet të vijnë 3-4 lojtarë) do të varen shumë nga kjo.

Sfidanti.al