Levandovski apo Kristiano Ronaldo? Hejnkes: Mos bëni krahasime!

Për Jup hejnkes nuk ka vend për të bërë krahasime mes Kristiano Ronaldos dhe Robert Levandovskit. Trajneri i bajernit të Mynihut, ërpara sfidës me Hannovërin që bavarezët e fituan 3-0, duke marrë shkas edhe nga sfida gjysmëfinale me Realin e Madridit që po afron, vuri në dukje diferencat që ekzistojnë mes këtyre dy sulmuesve që janë vendimtarë për skuadrat e tyre respektive.

‘Ronaldo dhe Levandovski nuk mund të krahasohen-tha Hejnkes për Sport Bild-Levandovski luan gjithnjë me shpinë ndaj kundërshtarit, kurse Ronaldo vjen nga krahu i majtë dhe manovron mes linjave gje që e bën atë të krijojë raste si një qendërsulmues’

Kistiano Ronaldo është shënuesi më i mirë i këtij edicioni të L8igës së Kampioneve me 15 gola të shënuar. Gjithashtu, portugezi ka edhe një rekord tjetër për këtë kompeticion, pasi ka shënuar në 11 ndeshje radhazi, dicka që nuk e ka arritur asnjë futbollist tjetër.

sfidanti.al