Liverpuli nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Uest Bromuiçit të renditur në vendin e fundit, Uest Bromuiçin dhe e gjithë kjo në një ndeshje ku skuadra e Jurgen Klop dukej se ekishte krejtësisht kontrollin. Një prej autorëve të golave për ‘The Reds’ ishte Mohamed Salah që arriti në kuotën e 31 golave sezonale të Premier League duke e shkruar emrin e tij përkrah personaliteteve si Alen Shirer, Kristiano Ronaldo e Luis Suarez pasi ka barazuar kuotën e golave të shënuar nga këta futbollistë kur kanë luajtur me skuadrat e Blekbërnit, Mançester Junajtid e Liverpulit.
Nëse vijon me këtë ritëm, Salah shumë shpejt do të thyejë edhe rekordin absolut të Endi Kol në sezonin 1993/1994 me skuadrën e Njukasëllit kur shënoi 34 gola por në atë kohë në kampionatin anglez luheshin 42 ndeshje jo 38.
sfidanti.al