Provokimi nxiti kaosin në Turqi, “vritet” ndeshja Fenerbahçe-Beshiktash

Një situatë kaotike u krijua në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Turqise mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit. Kjo ndeshje u ndërprere në min. e 59-të, kur tifozët e Fenerbahçes nisën të hidhnin sende të forta në fushë dhe një prej tyre goditi në kokë trajnerin e Beshiktashit, Shenoll Gynesh, që u dërgua urgjentisht në spital.

Praprakisht, portieri rezervë i këtij të fundit, Tolga Zengin, doli para tribunës, ku qëndronin tifozët e Fenerit, dhe nisi t’i shajë ata, duke bërë gjeste të ndryshëm, kështu që në drejtim të tij fluturuan sende të fortë të ndryshëm dhe një nga ata goditi në kokë trajnerin e Beshiktashit, duke e gjakosur atë.

Që kaosi të bëhej edhe më i madh, mbas ndërprerjes së ndeshjes, në tunel drejtues me kostume të të dy ekipeve u zunë egersisht me grushte njeri me tjetrin, saqë një gazetë turke vuri në dukje se kaq egër nuk rrihen as ata njerëz që kanë për të marrë gjak te njeri-tjetri!

Sfidanti.al