Nuk ka paqe mes Rosit dhe Markezit; vijon ‘lufta’ mes pilotëve

Valentino Rosi dhe Mark Markez tashmë janë armiq të betuar. Përplasjet mes tyre pas asaj që ndodhi në Garën e Argjentinës vijuan edhe në takimin me Komisionin e Sigurisë të zhvilluar në Austin të Teksasit ku të dy pilotët i shtuan akuzat në drejtim të njëri-tjetrit

‘Kemi mësuar të gjithë prej teje-i tha Markes, Rosit me pilotin e Jamahës që iu kundërpërgjigj menjëherë. ‘Si mund të krahasohesh me mua? Unë në 20 vjet kam nxjerr nga pista 4 pilotë, ti nxjerr nga pista 5 pilotë në cdo garë’.

Ndërkohë drejtuesi i Dornës, Karmelo Espeleta, djali i tij Kalrlos dhe Loris Kapirosi u përpoqën të ulnin gjakrat dhe premtuan se do të ketë ndëshkime  më të rënda që mund të shkojnë deri nën valëvitjen e flamurit të zi në raste se do të ketë kontakte mes pilotëve gjatë garave

sfidanti.al