Reali shpreson për Mbapenë, Paris SG po mendon për Harri Kejnin

Flasim për një nga klubet e paktë në Europë që janë në gjendje të paguajnë 175 milionë euro, aq sa kërkon Totenhemi për kartonin e sulmuesit kryesor. Paris SG duket se është gati të pranojë largimin e Kilian Mbapesë për tek Reali i Madridit, dhe të zgjidhë situatën duke marrë një sulmues vërtet të madh, siç është kapiteni i Anglisë. Nuk dihet se çfarë mendon vetë Kejni, i cili ndoshta do të kishte dëshirë ta vazhdonte karrierën në Premier Ligë (me gjasë, tek Mançester Siti), por aspekti financiar është i favorshëm për parizienët. Presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, është një negociator tepër i vështirë që jo rrallë i arrin qëllimet (me përjashtim të faktit për të fituar ndonjë trofe). Ai do të preferonte 175 milionë euro për kartonin e Kejnit, dhe që ylli i Spërsave të mos luante për një rival direkt në Angli.

Sfidanti.al