Me gjasë kjo “gjueti” do të nisë e do të përfundojë këtë verë. Jo se është e lehtë të merret Harri Kejn nga Totenhemi, ndërsa ka kontratë afatgjatë dhe një president kokëfortë si Daniel Levi, veçse Mançester Siti dëshiron të përforcohet seriozisht dhe shpejt. Përtej krizës financiare të koronavirusit, “qytetarët” janë gati të shpenzojnë dhe sipas mediave angleze, kanë bërë një ofertë prej 116 milionë eurosh për kapitenin e Anglisë. Sipas “transfermarktit”, vlera e sulmuesit shkon në 120 milionë euro, ndërsa në 2018 arrinte në 150 milionë euro. Pikërisht këtë shifër do të kërkojë Totenhemi për yllin që ka kontratë deri në 2024. Vetë Kejni deklaroi në konferencën e fundit për shtyp se nuk ka dëshirë të flasë për këtë gjë, se dëshiron të përqëndrohet tek Europiani, dhe se ky diskutim nuk po ndikon aspak në formën e tij për kombëtaren.
Sfidanti.al