Mercedesi i kërkon falje Hamiltonit: Gabimi ynë të kushtoi fitoren!

Këto fjalë iu thanë pilotit anglez në fund të garës në pistën franceze të Pol Rikardit, ndonëse ishin më tepër një ngushëllim i vogël sesa një shpëtim. Në fund të fundit, Ljuis Hamilton e humbi Çmimin e madh të Francës në favor të Maks Verstapenit, i cili tani është 12 pikë përpara në krye të renditjes së Botërorit. Çfarë ndodhi në pistë, që Mercedesi u detyrua të kërkonte falje? Red Bulli e futi Verstapenin për të ndërruar gomat, ndërsa skuadra gjermane zgjodhi të fuste të parin Valteri Botasin. Nëse do të kishte zgjedhur Hamiltonin, atëherë angleze nuk do ta kishte humbur vendin e parë, sepse holandezi nuk do të kishte pasur 2 xhiro në dispozicion për t’u afruar duke qenë me goma më të freskëta. “Ky ishte gabimi ynë, – i thanë Hamiltonit në radio, – të falenderojmë që bëre gjithçka për ta fituar sërish garën”.

Sfidanti.al