Sot është 28 vjeç dhe disa rrëzime kishin bërë që të mendohej se shumë shpejt po kthehej në një yll që po vyshkej. Mark Markez, padyshim që, nuk e ka pranuar kurrë një gjë të tillë dhe arriti të merrte një hakmarrje të rëndësishme ndaj fatit dhe ndaj skeptikëve me një fitore të shkëlqyer në pistën e tij ndoshta më të dashur, në Zahsenring të Gjermanisë. Tetë herë kampioni i botës triumfoi më Botërorin e Moto GP, duke arritur triumfin e parë pas 581 ditësh, ndërsa në Zahsenring ka 11 fitore radhazi. “U ktheva sërish në garë”, – shkruajti spanjolli në rrjetet sociale, ndërsa mediat komentuan se “u kthye Marku i vjetër”. Kampionatin botëror vazhdon ta kryesojë francezi Fabio Kuartaro me 131 pikë, i ndjekur nga francezi tjetër Johan Zarko me 109, ndërsa Mark Markez për momentin është në vendin e 10-të me 41 pikë. Gjithsesi, me pak më shumë besim dhe përgatitje, ai mund të jetë kandidat për titull që sezonin e ardhshëm. Markez është në konkurrim me Valentino Rosin që ka 9 tituj botërorë nga të cilët 7 në Moto GP.
Sfidanti.al