Për fat të keq, një vit kalendarik përfshin dy sezone të ndryshëm në futboll. Kështu edhe 2018-ta, dhe tek Reali kjo bën një diferencë të madhe, pasi deri në maj (apo qershor) ishte edhe Kristiano Ronaldo, ndërsa që nga korriku, portugezi ndau rrugët dhe shkoi tek Juventusi. Ronaldo u zgjodh nga UEFA në formacionin e vitit në Europë, dhe padyshim që ishte “gjysmë madrilen” e “gjysmëjuventin”, madje suksesin më të madh e pati me Realin, pasi fitoi Championsin.
Kjo nuk mjaftoi që faqja zyrtare e Realit ta përfshinte ndër lojtarët madrilenë të vitit, siç edhe duket në foto. Klubi vendosi të nxirrte në foto vetëm katër lojtarët aktualë, kapitenin Sergio Ramos, Luka Modriçin, Rafael Varanin dhe Marselon. “Reali është skuadra e përfaqësuar më mirë, ishte komenti, pa përmendur fare emrin e Ronaldos. Mediat raportojnë se në Madrid po “retushojnë” me kujdes të kaluarën e afërt, dhe po largojnë imazhin e CR7-ës nga ai i klubit, ndonëse portugezi i theu thuajse të gjitha rekordet në “Santiago Bernabeu”.
Sfidanti.