Opinioni publik futbollistik u befasua, kur vuri re në stolin e rezervave të Mançester Junajtidit futbollistin e ri Tahit Çong, të cilin deri në atëkohë nuk e njihte askush. Në fakt, trajneri i mëparshëm, Zhoze Murinjo, e thirri disa herë tek ekipi i parë, por në fushë nuk e nxori asnjëherë, kështu që ai tani për tani luan me ekipin e rezervave të “djajve të kuq”, por megjithatë, ka arritur që t’i entuziazmojë tifozët, sidomos, në ndeshjen e fundit kundëer Fulhemit.
Çongu 19-vjeçar erdhi te Junajtidi nga Fejenordi para tre vitesh dhe ka arritur t’i tregojë cilësitë e tij, sidomos atë të ekzekutimit të goditjeve të lira që të kujton Dejvid Bekamin legjendar.
Sfidanti.al