Reali luan ndaj Kadisit pa Krosin dhe Vinisiusin!

Nuk është se ka probleme me numrat, pasi Karlo Ançeloti shkon në këtë ndeshje jashtë fushe me 21 futbollistë. Gjithsesi, disa mungesa janë të rëndësishme si Vinisius apo Toni Kros që kanë dëmtime muskulore. Po ashtu, Ferlan Mendi mbetet i pamundur për të luajtur. Nuk dihet nëse italiani do të bëjë ndonjë rotacion të fortë duke pasur parasysh se La Liga është shumë e vështirë që të fitohet, ndërsa në Champions do të luhet mesjavën e ardhshme në fushën e Çelsit për të mbrojtur fitoren 2-0 të ndeshjes së parë.

Sfidanti.al