Arsenalit i mungon Saliba, por i kthehet Nketiah për Uest Hemin

Do të duhet të lerë pas një ndalesë që mund t’i kushtojë, ndonëse barazimi në fushën e Liverpulit nuk është për t’u hedhur poshtë. Arsenali do të përpiqet të fitojë ndaj Uest Hemit këtë javë në Premier Ligë për të mbajtur pas Mançester Sitin dhe trajneri Mikel Arteta njofton se mbrojtësi Uilliam Saliba do të mungojë. Gjithsesi, kthehet sulmuesi Nketiah që është stërvitur me skuadrën.

Sfidanti.al