Çelsi planifikon spastrim të 8 lojtarëve në verë

Po flasim për futbollistë mjaft të mirë, por që nuk duhet të kenë të ardhme në “Stemford Brixh” për shkak se pronari Tod Boehli kërkon të ulë shpenzimet. Blerjet e shumta duket se detyrojnë Çelsin për të larguar disa lojtarë mes të cilëve janë Ngolo Kante, Mejzën Maunt apo Mateo Kovaçiç. Edhe të tjerë si Loftus-Çik, Kristian Pulishiç apo Konor Gallager mund të sakrifikohen, ndërsa për ta ka interesim nga Njukasëlli dhe Liverpuli. Blutë shpenzuan 600 milionë paundë blerje dhe janë me 121 milionë paundë humbje këtë sezon.

Sfidanti.al