Nëse do të ishin plotësisht të sigurt, nuk do të kishte lëvizje. Duket se nuk është plotësisht kështu tek Reali për të ardhmen e Luka Modriçit. Fakti që futbollisti ka shprehur dëshirë për t’u larguar dhe tradita për të mos mbajtur lojtarë me zor në ekip, duket se po bën që presidenti Perez të mendojë skenarin më të keq, ikjen e kroatit.
Ky dyshim bëhet edhe më i fortë po t’u referohej lajmeve mediatike, të cilat tregojnë se Reali është gati të japë 110 milionë euro për të marrë yllin e Totenhemit, Kristian Eriksen. Mesfushori danez luan pak a shumë në rolin e Modriçit, është organizator, dhe besohet se trajneri i Realit, Lopetegi, ka nxitur Perezin për të pasur një zgjidhje optimale nëse Modriç përfundimisht kalon tek Interi.
Për momentin, duket e vështirë, pasi Madridi i ka propozuar rritje rroge yllit të Kroacisë, ndërsa tifozët nxisin klubin që të sakrifikojë qoftë edhe Karim Benzemanë për të kënaqur (financiarisht) atë që mund të quhet lojtari më i mirë i ekipit.
Sfidanti.al