Kanë kaluar tashmë disa vjet nga titulli i fundit i Atletikos në Spanjë, por ndoshta ka ardhur koha që bardhekuqtë të jenë me të vërtetë ambiciozë, përsëri. Reali i Madridit dhe Barcelona jepen në tranzicion, me madrilenët që humbën Kristiano Ronaldon dhe kanë të pakënaqur Luka Modriçin, apo me katalanasit, të cilëve iu largua kryemjeshtri Andres Iniesta, një vit pasi iku Nejmari.
Në të kundërt, Diego Pablo Simeone, trajneri luftarak argjentinas, ia ka dalë të mbajë të gjithë lojtarët e rëndësishëm. Antuan Grizman, kampion i botës me Francën, refuzoi Barcelonën, portieri Oblak nuk shkoi tek Çelsi, ndërsa në ekip mbeten “senatorë” si Diego Godin, Saul Nigez apo Koke. Bashkë me ta, kanë ardhur Lemar, Kaliniç apo Zhelson Martins për ta bërë më të fortë Atletikon.
Simeone ka shumë alternativa tashmë me lojtarë të rëndësishëm si Hoze Gimenez, Lukas Hernandez, Stefan Saviç, Angel Korrea, Rodri apo Diego Kosta.
Sfidanti.al