Reali i tregon PSG-së rrugën e rinovimit me Mbapenë: Poçetinon!

Trajneri thuhet se nuk i ka punët shumë mirë në “Parkun e Princave”, ndonëse në futboll është e kotë të bësh parashikime shumë të guximshme për të ardhmen. Maurisio Poçetino ndoshta mund të jetë me një këmbë jashtë Paris SG (që pëlqen Zinedin Zidanin), por nëse fitohet Championsi bashkë me Ligën e Parë franceze, atëherë është e kotë të mendohet që argjentinasi të largohet. Jo vetëm kaq, por presidenti Al Helaifi mund të ketë nevojë për Poçetinon edhe për diçka tjetër, shumë të rëndësishme. Edhe ai i ka lexuar lajmet se Reali i Madridit parashikon të marrë “në paketë” edhe Kilian Mbapenë, edhe Poçetinon, ndaj këtë gjë mund ta bëjë edhe sheiku. Pra, të vendosë për të mbajtur trajnerin argjentinas, i cili paska raporte shumë të mira me sulmuesin 23-vjeçar. Mbape do të kishte edhe kushte të tjera, lidhur me faktin që duhet të jetë lider, dhe që të ketë disiplinë dhe barazi në ekip, dhe Al Helaifi është gati të veprojë në këtë drejtim.

Sfidanti.al