Reali “fërkon duart” që nuk luan Levandovski, shpreson rikuperimin!

Diferenca është dy pikë mes dy ekipeve të kreut dhe madrilenët tashmë janë të detyruar të ndjekin rivalin. La Liga spanjolle kryesohet nga Barcelona me 37 pikë ndaj 35 të Realit, por mediat e kryeqytetit shpresojnë tek mungesa e Robert Levandovskit. Ka ende një vendim për t’u marrë, në Gjykatën Sportive të Apelit, por për momentin Levandovski nuk luan 3 ndeshje për pezullim. Polaku është shumë i rëndësishëm për katalanasit me 13 gola në 14 ndeshje duke shkuar i sigurt drejt Këpucës së Artë në Spanjë. Nëse konfirmohet dënimi, Leva nuk luan në fushën e Atletikos, ndaj Espanjolit e Getafes.

Sfidanti.al