Fotoja e Mesit në Instagram thyen rekordin historik të rrjeteve sociale!

Nuk ka asgjë të botuar në të gjitha këto forma komunikimi në internet që të mund të krahasohet me postimin e kampionit të ri të botës. Fotoja e Lionel Mesit me kupën e artë të botës në të dyja duart theu edhe një rekord tjetër të madh. Pasi la mbrapa foton e “vezës së përsosur”, që mbante rekordin në Instagram me mbi 56 milionë pëlqime, fotoja e Mesit theu edhe rekordin historik botëror të rrjeteve sociale që mbahej nga një video në TikTok  e hedhur nga Bela Poërç (Bella Poarch). Rekordi ishte 60.3 milionë pëlqime, ndërsa mesazhi i Mesit shkoi në mbi 64.5 milionë pëlqime qysh në orën 20:00 apo 21:00, që do të thotë se tani është shumë më lart.

Sfidanti.al