Përballjet do të jenë nesër, dhe menjëherë me “El Klasiko”. Një Barcelona-Real Madrid dhe pastaj një Atletiko Madrid-Atletik Bilbao në 13 janar, do të jenë gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite. Fituesit do të luajnë në finale për trofeun, që vjet e fitoi Bilbao në sfidë me Barçën e Lionel Mesit. Këtë herë gjërat duken ndryshe, pasi Barcelona është shumë më dobët, pa Mesin e Grizmanin, me shumë ndryshime dhe me shumë mungesa. Mediat madrilene shkruajnë se tek Reali ka optimizëm, madje “eufori”. Lojtarët kryesorë janë në formë si Kurtua, Militao, Alaba, Kros, Modriç, Kasemiro, Benzema apo Vinisius, pa llogaritur të tjerët. Mungesat e vetme janë Bejl e Mariano, diçka që nuk pritet të ndikojë. Barcelona e Ksavit, ndërkaq, është në probleme të mëdha me disa lojtarë që kthyer nga dëmtimet, por ende jo në formë. Edhe El Klasiko në La Liga, në “Kamp Nou” u fitua nga Reali në fazën e parë.
Sfidanti.al