Mund të mendohej se mund të fitohej, por gjithçka u humb në fushë. Netsat, një nga skuadrat me më shumë pretendime këtë sezon në NBA, u detyrua të pranonte disfatën me 6 pikë diferencë në Portlend, 108-114, ndërsa dyshja Kevin Durant-Kajri Irving nuk mjaftoi përballë pesëshes së vendasve që luajti shumë mirë. Irving, që luan jashtë Nju Jorkut edhe i pavaksinuar, shënoi 22 pikë, kapi 8 topa në tabela, shërbeu 4 asistë, vodhi 1 top e bllokoi një gjuajtje. Duranti ishte shënuesi më i mirë me 28 pikë, plus 10 topa në tabela e 5 asistë, por as ai nuk mjaftoi. Mungesa e Xhejms Hardenit ishte e madhe, ndërsa “Mjekra” ishte i dëmtuar. Tek Portlendi, pesë titullarët shënuan së bashku 92 pikë nga 114 gjithsej të ekipit dhe kjo ishte përcaktuese. Bruklini ka, ashtu si Miluoki, një rënie në Lindje dhe po rrezikohen jo vetëm nga Çikago që mban vendin e parë, por edhe nga Majemi apo Filadelfia, për të mos folur për të tjerat.
Sfidanti.al