Sa keq punët për Mbapenë, vjen deri kërcënim me vdekje!

Është problem i madh në futboll, ku përveç dëshirave dhe ëndrrave të lojtarëve, ekzistojnë edhe ato të tifozëve, e sidomos të atyre që cilësohen si “ultras”. Ndodh që krijohen armiqësi që dëmtojnë karriera e projekte, pavarësisht investimeve, ndërsa po ndodh me Kilian Mbapenë në ato që mund të quhen muajt e fundit të tij tek Paris SG. Një kërcënim me vdekje ka ardhur për kampionin e botës, vendosur në muralin e tij në Bondi. Kështu shkruajnë mediat franceze (“Lë Parizien” – Le Parisien). E gjitha paska filluar pasi një vajzë e vogël i paska kërkuar Mbapesë që të qendrojë tek PSG dhe të mos shkojë tek Reali. Kjo, paska bërë që sulmuesi të shpërthente në rrjetet sociale, dhe pas kësaj erdhën përgjigjet nga tifozët dhe kërcënimi. Në mural ka kërcënime edhe për kandidaten për kryetare të bashkisë së Bondit, Silvinë Tomase, që është shfaqur me Mbapenë në disa raste.

Sfidanti.al