Ylli i ri i zbuluar nga Dortmundi këtë herë është një mbrojtës!

Edhe pse është 16 vjeç, cilësohet si një futbollist me të ardhme të rëndësishme. Quhet Filipo Mane, vesh fanelën e akademisë së Sampdorias, si dhe ka veshur 7 herë bluzën e kaltër të Italisë U17, ndërsa për këtë lojtar ka investuar Borusia e Dortmundit. Klubi gjerman, deri më sot është bërë i famshëm për Halandin, Sançon, Belinghamin, Reinën apo Mukokon, që të gjithë yje të rinj të sulmit, por tashmë po mendon të korrë fitime nga investimet edhe në mbrojtje. Mane është italian me origjinë nga Senegali dhe ka luajtur 19 herë për Sampdorian U17 këtë sezon, ndërsa do të ketë një “gradim” në Gjermani, pasi do të luajë për Dortmundin U19, që ndodhet në vendin e dytë në renditjen e kampionatit të saj.

Sfidanti.al