Ngjarje të tilla vënë poshtë gjithçka, dhe nuk ia vlen të flasësh për gjë tjetër. Një lajm tragjik vjen nga Turqia aty ku lojtari i kombëtares së futbollit, Ahmet Xhalik (Calik) humbi jetën në një aksident automobilistik. Ai kishte marrë leje tek skuadra e tij Konjaspor për të rregulluar punët e dasmës, por makina i doli nga kontrolli dhe përfundoi jashtë rruge. Tragjedia ndodhi në një rrugë pranë kryeqytetit Ankara, ndërsa Xhalik ishte i vetëm në makinë. Në karrierë, ai luajti 8 ndeshje për Turqinë dhe shënoi 1 gol në vitet 2015-2017, ndërsa luajti për të gjitha kombëtaret e moshave nga U16 deri në U21. Me skuadrat, ai luajti për Gençlerbirligin, Gallatasarajin dhe tani me Konjasporin e shqiptarëve Cikalleshi, Çekiçi dhe Bytyçi.
Sfidanti.al