Rasti i Enea Bitrit që do të jetë sërish lojtar i Partizanit vazhdon një tendencë në topkëbmën në vendin tonë. Përkundër rrahjes së gjoksit të klubeve për investime dhe për akademi, për të krijuar “produktin”, ky prodhim nuk e kalon zakonisht provën e tregut kur shkon jashtë kufirit. Me përjashtim të pak lojtarëve, si Uzuni, Muçi, Çekiçi, apo disave të tjerëve që po luajnë në Turqi, prova nuk kalohet. Bitri është vetëm njëri dhe nuk është aspak fajtor për mënyrën sesi stërviten fëmijët në Shqipëri, që nga infrastruktura e futbollit e deri tek ajo rrugore për të udhëtuar, që nga cilësia, përkushtimi dhe kontrolli ndaj trajnerëve e deri tek specialiteti ynë “shoku miku” për t’i bërë “gropën” fëmijës së tjetrit e për të zënë vendin fëmija ynë. Edhe për Çinarin po thuhet që mund të kthehet, ndërsa Kallaku mbeti në Shqipëri. Mjaft nga ata që po luajnë, duhet të kënaqen në ligën e dytë si në Turqi, ose të mos jenë aq shumë protagonistë.
Sfidanti.al